23-vjeçari shqiptar vdes në aksident, përplaset me pemën gjatë ndjekjes nga policia

16 Korrik 2025 | 12:14

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Treviso të Italisë, pasi makina e tij doli nga rruga gjatë një ndjekjeje policore.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Kevin Anghele. I riu po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera kur në përpjekje për t’u larguar nga kontrolli i policisë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Gjatë kontrollit në vendin e aksidentit, policia italiane raportoi se pranë automjetit u gjetën disa doza kanabisi, që dyshohet se i riu i kishte me vete.

Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë me familjen në Motta di Livenza, ndërsa kohët e fundit ishte zhvendosur në Friuli Venezia Giulia, në zonën e Pordenones, shkruan Corriere della Sera.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026