Vizita në Vlorë/ Rama largohet me helikopter, qëndroi disa orë te vilat qeveritare
Pas një qëndrimi prej rreth pesë orësh në vilat qeveritare në Vlorë, kryeministri Edi Rama është larguar ashtu siç erdhi, me helikopter.
Nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar mbi arsyen e kësaj vizite, por burime jozyrtare bëjnë me dije se qëndrimi ka qenë privat dhe lidhet me një takim të paralajmëruar që do të zhvillohet ditën e premte në Vlorë.
Kujtojmë se këtë të hënë, rreth orës 13:00, kryeministri Rama ka mbërritur me një helikopter ushtarak në Vlorë. Ai ka zbritur në ish-Shkollën e Aviacionit dhe është nisur drejt vilave qeveritare.
Kjo vizitë mund të ketë qenë edhe në kuadrin e një takimi që kryeministri do të zhvillojë në Vlorë ditën e premte, ku pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Rama ka kryer edhe më herët vizita në Vlorë, në kuadër të një riorganizimi të burimeve njerëzore në administratën publike, si dhe në funksion të aksionit për lirimin e hapësirave publike.
Kryeministri Edi Rama është larguar sot me helikopter nga qyteti i Vlorës, pas një qëndrimi rreth pesë orësh në vilat qeveritare. Nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar mbi arsyen e kësaj vizite pic.twitter.com/1fHn3mzHPf
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 16, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West