Vrasja tragjike e profesorit në Greqi, hetimet dyshojnë për dy autorë shqiptarë

17 Korrik 2025 | 12:08

Zhvillime të vrullshme po shënohen në hetimin e vrasjes makabre të profesorit polak 43-vjeçar në Agia Paraskevi të Greqisë, ku çdo ditë dalin në dritë të dhëna të reja që zbulojnë lëvizjet e autorëve dhe rolin kyç që dyshohet se ka pasur ish-bashkëshortja e viktimës.

Sipas burimeve policore, viktima kishte paraqitur më herët kallëzim penal ndaj partnerit aktual të ish-bashkëshortes së tij, duke e akuzuar për kërcënime dhe dhunë fizike. Kjo tregon se mes tyre kishte një histori përplasjesh dhe se profesori ndjente rrezik për jetën e tij.

Personi që akuzohet si autori kryesor i vrasjes është partneri aktual i ish-gruas së viktimës. Në dëshminë e tij të dhënë në polici, ai ka shprehur pendesë duke deklaruar:

“Nuk e duroja më ta shihja të mërzitur dhe të stresuar, prandaj thashë do ta bëj unë. Unë i kam bërë të gjitha.”

Megjithatë, hetimet zbulojnë një plan të mirëorganizuar, në të cilin dyshohet se ka qenë e përfshirë edhe ish-bashkëshortja e viktimës. Nga dëshmia e dhënë, autori kishte rekrutuar tre bashkëpunëtorë, dy shqiptarë dhe një bullgar, të cilëve u kishte thënë:

“Duam të shkojmë diku për të trembur dikë që po e shqetëson të dashurën time.”

Për të qetësuar shqetësimet e tyre, ai u premtoi mbështetje ligjore duke shtuar:

“Nëse keni nevojë për avokat, do paguajë Nadia. Mos u shqetësoni, edhe nëse shkon keq, jemi në rregull.”

Për lëvizjet e tyre u përdor një makinë luksoze Porsche Cayenne, e marrë me qira, e cila është identifikuar nga autoritetet greke dhe ka çuar në zbulimin e dy shqiptarëve. Automjeti dyshohet se kishte ndjekur viktimën nga vendi i takimit me ish-bashkëshorten dhe fëmijët, deri në Agia Paraskevi, ku ndodhi atentati me vdekje.

Pas krimit, autori dyshohet se ka braktisur bashkëpunëtorët dhe është larguar me taksi drejt Nafplios, në përpjekje për t’u fshehur. Ai kishte dorëzuar celularin dhe çelësat e makinës së tij te një person tjetër, për të krijuar një alibi të rreme se ndodhej në Argolidha dhe jo në vendin e ngjarjes.

Një tjetër element kyç i hetimeve është edhe origjina e armës së krimit, për të cilën autori ka deklaruar se e kishte siguruar në zonën e Omonias, por autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë ose të gjejnë armën në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026