Futbollisti 15-vjeçar i Teutës firmos kontratën 3-vjeçare me klubin italian
18 Korrik 2025 |
12:55
Talenti 15-vjeçar Klevis Hoxha, i lindur më 21 nëntor 2009, ka zyrtarizuar kalimin e tij te skuadra italiane e Cittadella-s. Mbrojtësi i djathtë, që lozte me Teutën në kampionatin e moshave në Shqipëri, ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin profesionist italian.
Hoxha, i cili luan si mbrojtës krahu me aftësi si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, nuk është përfshirë në grumbullimet e fundit të Kombëtares U16 të Shqipërisë, por ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve italianë, të cilët ndoqën paraqitjet e tij me klubin durrsak.
Me këtë lëvizje, 15-vjeçari bëhet një nga futbollistët e rinj shqiptarë që provojnë veten në futbollin profesionist italian.

LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave