“PS ndezi motorët”, gazetari: Rama dhe Ristani nuk janë mandatuar për bashkinë
Gazetari Ardit Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se takimi i Ramës me kandidatët, të zgjedhurit në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtorët e bashkisë Tiranë është një ndezje motorësh për fushatën elektorale nga PS.
Sipas tij, këtë gjë e paralajmëroi edhe kryeministri ditën e sotme në rubrikën e tij ‘Sy më sy’, ku theksoi se ka një problem me bashkinë e Tiranës për të cilën do të shprehej më gjerësisht në një moment të dytë.
“Bashkia e Tiranës ka 6 muaj pa kryetar, Veliaj është mandatuar për të qeverisur Tiranën, as Ristani as Rama. Elementi i dytë është procedural dhe juridik, edhe nga Gjykata e Lartë është vendosur se Veliaj do gjykohet në burg dhe çështja e tij mund të marrë. Ka dy mesazhe Rama që ka dhënë gjatë ditëve të fundit, para vendimit të Gjykatës së Lartë kur tha kemi një problem me Bashkinë e Tiranës që lë të kuptohet se bashka do shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret dy herë seancën pas tensioneve në Kuvend
Tensione në seancën për Metën, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati i ish-presidentit
Tensione në seancë, Meta debaton me gjyqtarin Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm
- 12:15 Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës
- 11:39 SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së
- 11:29 Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit
- 11:28 Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën
- 11:26 Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret dy herë seancën pas tensioneve në Kuvend
- 11:15 Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!