Interes i lartë për Brojën, lojtari do të largohet këtë verë nga Chelsea
Armando Broja këtë verë do të largohet përfundimisht nga Chelsea, ndërsa ditët në vijim do të konfirmohet skuadra e tij e re. Së fundmi është përfolur për një tjetër ekip të interesuar dhe bëhet fjalë për Parmën.
Dëmtimet e kanë penalizuar së tepërmi, duke bërë që edhe Chelsea të merrte vendimin për largimin e tij në mënyrë përfundimtare, por Broja gjithsesi mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato, sa i përket kuqezinjve. 23-vjeçari u raportua më herët se ishte në orbitën e Leipzig dhe Stuttgart, por duket se edhe një tjetër skuadër e dëshiron ta ketë pjesë të vetën e bëhet fjalë për Parmën nga kampionati italian.
Pra, në total konfirmohen 4 ekipe, pasi edhe PSV ka bërë me dije se do ta dëshironte një kalim të anësorit në Eredivisie. Aktualisht futbollisti nuk ka vendosur asgjë, ndërsa menaxheri i tij ka vijuar diskutimet me disa skuadra, pasi 4 të sipërpërmendurat janë jashtë ishullit, por Broja është nën vëzhgim edhe nga ekipet e Premier League. Southampton, pasi ra nga kategoria, i bëri një ofertë zyrtare sulmuesit për ta transferuar, por duket se Broja nuk ka pranuar.
Në ditët në vijim pritet që të merret vendimi përfundimtar i tij, nëse do të zgjedhë Gjermaninë, Italinë, Holandën apo edhe ndonjë ofertë të fundit që mund të vijë nga Anglia. Goli i fundit i shënuar prej tij daton më 6 janar të 2024-ës, kur Chelsea mposhti Prestonin në Kupë. Me kombëtaren kuqezi realizoi ndaj Lihtenshtajnit po vitin e shkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë