Real Madrid “bekon” Mbappe-në, francezi i shpall “luftë” Lamine Yamal

23 Korrik 2025 | 10:00

Në vitin e tij të parë në Madrid, Kylian Mbappe nuk arriti të udhëheq Realin drejt trofeve, vetëm Superkupa e UEFA-s nuk mjafton, por në aspektin personal ylli francez nuk zhgënjeu duke u shpallur jo vetëm golashënuesi më i mirë në La Liga, por fitoi edhe “Këpucën e Artë” në Evropë.

Ky sezon i ri pritet të jetë një vit me ndryshime të mëdha për Realin, kjo edhe për vetë faktin që nga Madridi u largua një legjendë si Carlo Ancelotti, ndërsa vendin e tij e mori Alonso.

Jo vetëm kaq, Reali kërkon të ndryshojë edhe imazh, duke vendosur tashmë në qendër të projektit kapitenin e francez, Kylian Mbappe.

Largimi i Luca Modric detyron drejtuesit e klubit të gjejnë një pronar të ri për numrin 10-të.

Sipas L’Equipe, Real Madrid nuk ka asnjë dyshim në këtë pikë, me bordin drejtues që ka përzgjedhur Mbappe për të trashëguar këtë numër.

Prestigjiozja franceze shton se Mbappe nuk u vetë ofrua për këtë, për të marrë numrin 10-të, por bordi drejtues sheh të “gjeli” francez lojtarin ideal për të mbajtur veshur këtë numër, mbi të gjitha në aspektin komercial shihet si lojtari ideal.

Reali në këtë pikë imiton Barcelonën, me këtë të fundit që pagëzuan Lamine Yamal si imazhin e ri të klubit.

Kështu nga numri 9-të një vit më parë, Mbappe kalon tek numri 10-të, një numër që është mësuar ta mbajë mbi shpatulla pasi e bën diçka të tillë te përfaqësuesja franceze, ndërsa e ka mbajtur të veshur edhe kur ishte pjesë e Monaco-s.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026