Xhaka arriti akordin në Premiere League, trajneri Ten Hag bllokon largimin e tij
Pak orë më parë u bë me dije se Granit Xhaka ka arritur akordin personal me Sunderland për një transferim të mundshëm këtë verë, por duket se ashtu si me Milanin, lojtari nuk do të lejohet të largohet. Drejtuesit e aspirinave kanë bërë me dije se ai është ndër futbollistët kyc dhe pjesë e projektit për sezonin e ri.
“Agjenti i tij mund të thotë çfarë të dojë, por ky klub tashmë ka lënë të lirë tre lojtarë të rëndësishëm dhe ne nuk do të lëmë më asnjë. Granit është një lider, ai ka ende tre vjet të mbetura në kontratën e tij këtu. Është e qartë, Granit është një lojtar kyç për ne, ai nënshkroi këtu për pesë vjet dhe i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij. Ai është shumë i rëndësishëm për ne që ta lëmë të shkojë”, deklaroi trajneri holandez Ten Hag.
Të njëjtin qëndrim ka dhe drejtori sportive i Leverkusen, Simon Rolfes: E kam përsëritur disa herë që Graniti është një lider i rëndësishëm. Unë dhe trajneri jemi dakord. Po flasim me të gjithë lojtarët tanë. Në fund të fundit, është ende një situatë trepalëshe. Graniti ka ende një kontratë 3-vjeçare dhe në parim, një ndryshim mund të ndodhë vetëm nëse të treja palët bien dakord”, pohoi 43-vjecari.
Si duket Xhaka do ta ketë shumë të vështirë të largohet nga Bundesliga në këtë merkato verore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Juventus sfidon Milanin: Xhaka, një “trofe” që duhet fituar
- Milani i mahnitur nga Ardon Jashari, i ofrojnë 27 mln euro Club Brugge
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë