Mbyllet Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj bën bilancin: Çfarë do të ndodhë më tej
Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, mbajti të enjten një konferencë për shtyp me rastin e përmbylljes së mandatit 14-mujor të këtij komisioni.
Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi bilancin e punës së deritanishme dhe theksoi rëndësinë e rolit të komisionit në proceset e reformimit institucional ndërsa theksoi se plani i veprimit u ndërtuar mbi tre shtylla kryesore: garantimin e mirëqeverisjes, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe konsolidimin e sundimit të ligjit.
Xhafaj u shpreh se objektivat e parashikuara në fillim të punës janë përmbushur me sukses ndërsa tha se tha se komisioni ka përmbyllur dy fazat e para të tij dhe i ka dorëzuar Kuvendit dy dokumente parlamentare bazë: Dokumenti Analitik dhe Plani Kombëtar i Veprimit.
“Dokumenti Analitik për të tre fushat; Mirëqeverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i Ligjit, është një dokument me 709 faqe dhe trajton të gjitha aspektet në 18 kapituj.Plani Kombëtar i Veprimit është një dokument që përcakton masa konkrete, horizontale dhe sektoriale, të cilat synojnë përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të Kuvendit, në kuadër të procesit të negociatave të antarësimit të Shqipërisë BE. Plani kombëtar i veprimit përmban 56 fusha tematike të cilat adresojnë çështjet kryesore me 238 masa konkrete, nga të cilat 78 janë nisma ligjore dhe 160 masa institucionale. Këto janë dy dokumente të rëndësishëm parlamentar, produkt i punës së komisionit. Ndërkohë që kemi hapur rrugën edhe për zbatimin e masave ligjore dhe institucionale të parashikuara në Planin Kombëtar të Veprimit:, tha ai.
Ai vuri në dukje se një nga arritjet kryesore të komisionit ka qenë kontributi në qartësimin e rolit që duhet të ketë Kuvendi në procesin e integrimit europian, si dhe nevoja për reformimin e vetë institucionit ligjvënës.
Në këtë kuadër, është theksuar rëndësia e rritjes së përgjegjësisë së Kuvendit dhe nevoja për një rol më aktiv të tij në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Sipas Xhafajt, puna e Komisionit ka ndihmuar gjithashtu në identifikimin e reformave të domosdoshme për institucionet demokratike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Ky komision i posaçëm parlamentar ka qenë një hap i rëndësishëm për të adresuar problematika të ndjeshme dhe për të vendosur një qasje më funksionale ndaj sfidave që lidhen me qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin,” përfundoi ai.
Ekspertët që kanë kontribuar në punën e Komisionit janë vendosur nga vetë institucionet e pavarura, duke garantuar një proces gjithëpërfshirës dhe me integritet profesional.
Sa i përket të ardhmes së veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj tha se bazuar edhe në diskutimet e deritanishme, mbështetur në Rezolutën e Kuvendit, por edhe në masat e propozuara në Planin Kombëtar të Veprimit, është e nevojshme që një Komision ose një nënkomision parlamentar i përhershëm ose një strukturë në nivel institucional që do gjykohet nga Parlamenti, të vijojë veprimtarinë e tij.
“Kjo për të vijuar me fazën e tretë të hartimit dhe miratimit të projektligjeve të identifikuara si masa nga Plani Kombëtar i Veprimit si pjesë e listës prioritare të ligjeve ashtu si dhe me vijimin e punës për realizimin e detyrës për kapitullin “III.3 – Konsolidimi i reformës në drejtësi”. Dokumenti analitik e veçanërisht Plani Kombëtar i Veprimit bashkëngjitur janë dokumenta parlamentare me vlera të shumëanshme, efekti shumë pozitiv i të cilave do të përcaktohet nga shkalla e angazhimit për zbatimin e tij nga Kuvendi dhe strukturat e tij në legjislaturën e ardhshme 2025 – 2029 në funksion të ambicies sonë legjitime – Shqipëria 2030 në BE”, tha Xhafaj
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje