Si u zbulua autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares, ç’kapën kamerat e sigurisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një 52-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj, e cila ishte përfshirë nga flakët.
Fillimisht policia dyshoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e asfiksisë, por kqyrja e trupit të viktimës zbuloi një çarje në qafë, si dhe shenja në duar dhe trup, duke ngritur dyshimet se mund të bëhej fjalë për një vrasje.
Zhvillimet e mëvonshme në hetim sollën edhe përparim konkret. Kqyrja e kamerave të sigurisë ndihmoi grupin hetimor të identifikojë autorin e dyshuar të krimit. Pamjet tregojnë Ilirjan Selamin, 37 vjeç, duke dalë nga rrugica e banesës së viktimës rreth orës 05:30 të mëngjesit. Ai shihet më pas teksa i drejtohet një kazani plehrash, ku dyshohet se ka hedhur një qese me rrobat e tij.
Hetimet paraprake sugjerojnë se Selami ka hyrë në banesën e 52-vjeçares me dy palë rroba, njërën prej të cilave mund ta ketë përdorur gjatë krimit dhe më pas ta ketë hequr për ta zhdukur.
Ekspertët e policisë kriminale, pasi kryen kqyrjen e vendit të ngjarjes, janë rikthyer sërish në banesë së bashku me të dyshuarin, i cili mendohet se ka sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes. Më pas, i shoqëruar nga forcat e shumta të policisë, ai ka treguar edhe vendin ku hodhi rrobat, pranë bulevardit kryesor të qytetit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ilirjan Selami kishte një lidhje intime me viktimën, Kozeta Teco, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e krimit të rëndë.
“Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani, dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas. Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndër ta edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë