Hetimet si grup kriminal, SPAK i sekuestron biznese dhe vila tre personave

28 Korrik 2025 | 15:48

SPAK nëpërmjet një njoftimi zyrtar këtë të hënë ka bërë të ditur se ka goditur një grup kriminal, duke vendosur masën e sekuestros preventive për pasuri të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale.

Masa është marrë në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 49/3 të vitit 2023, që përfshin akuzat për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Të dyshuarit kryesorë në këtë dosje janë shtetasit E.F, B.F dhe P.K.

Hetimet kanë çuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila, me kërkesë të SPAK, ka vendosur sekuestrimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të E.F dhe P.K.

Në total janë sekuestruar:

Shoqëria tregtare “Ferizaj-78” sh.p.k dhe të gjitha asetet e saj.

Një njësi biznesi me sipërfaqe 161.67 m² në Tiranë, me vlerë kontraktuale 200,000 euro.

Një vilë 2-katëshe në Lalëz, Durrës, me vlerë të deklaruar 80,000 euro.

Shuma monetare prej 77,160 frangash zvicerane.

Shoqëria tregtare “Kalbaj” sh.p.k dhe të gjitha pasuritë që lidhen me të, në zotërim të P.K.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e kompanisë “Ferizaj-78” dhe në banesa janë sekuestruar rreth 68 milionë lekë, të dyshuara si përfitim nga aktiviteti kriminal.

Hetimet e SPAK vijojnë, ndërsa pritet zbardhja e mëtejshme e rrjeteve financiare dhe pronësore të grupit të dyshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026