Krisje me klubin, Vinicius Jr drejt largimit nga Reali? Do rrogë të njejtë me Mbappe

29 Korrik 2025 | 12:19

Sulmuesi Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid në rast se nuk i plotësohen kushtet e kërkuara.

Braziliani dëshiron të paguhet po aq sa shoku i tij i skuadrës, Mbappe, konkretisht 32 milionë euro në sezon.

Muaj më parë ai ishte një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e Topit të Artë, si dhe një lojtar i padiskutueshëm për Realin, por marrëdhëniet mes tij dhe klubit nuk janë më si më parë.

Palët kanë një krisje që vështirë se do të zgjidhet, sidomos kur në mes janë financat, me brazilianin që pretendon se paguhet më pak nga çfarë i takon.

Sipas Cadena Ser, anësori ka bërë me dije se dëshiron të paguhet njësoj si Kylian Mbappe, i cili përfiton një pagë vjetore prej 32 milionë eurosh, ndërkohë që u transferua falas te kampionët e Champions League.

Vini Jr i ka vendosur kushte klubit, duke paralajmëruar se nuk do të rikthehet në fushë nëse nuk i plotësohet kërkesa për pagë të barabartë me Mbappen.

Kjo nuk është pritur mirë nga presidenti Florentino Perez, i cili më herët e kishte konsideruar të pashitshëm, por tashmë është i hapur për të dëgjuar oferta – veçanërisht duke parë interesin nga klubet saudite.

Bisedimet mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të Realit vijojnë, në përpjekje për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Megjithatë, edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, klubi madrilen nuk shqetësohet.

Në rast largimi të Vini Jr, ata pritet të synojnë transferimin e Erling Haaland në “Santiago Bernabeu”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026