Conference League, Dinamo, Egnatia, Ballkani dhe Prishtina kërkojnë kualifikimin
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, disa skuadra shqiptare zbresin në fushë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Conference League.
Pas fitores në transfertë ndaj skuadrës nga Andorra, Athletic Escaldes, Dinamo synon të sigurojë kalimin në raundin e tretë të kompeticionit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në “Elbasan Arena”, në orën 20:45.
Egnatia, që javën e kaluar fitoi 2-0 në fushën e Dinamo Minsk, kërkon të ruajë avantazhin dhe të sigurojë një tjetër kualifikim historik.
Ndeshja luhet në stadiumin e Rrogozhinës, në orën 21:00.
Në fushë do të zbresin gjithashtu edhe Prishtina dhe Ballkani.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të përballet në orën 20:00 me ekipin Larne nga Irlanda e Veriut.
Ndeshja e parë mes tyre përfundoi 0-0, dhe gjithçka mbetet e hapur për këtë takim vendimtar.
Ballkani, ndërkohë, do të luajë në transfertë ndaj Floriana-s së Maltës në orën 20:45.
Skuadra nga Suhareka vjen me një avantazh të rëndësishëm pas fitores 4-2 në ndeshjen e parë.
Lajmi pozitiv për futbollin shqiptar është se asnjë prej skuadrave nuk ka pësuar humbje në ndeshjet e para, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të trefishtë ose më shumë në raundin tjetër të Conference League.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës