Pas rinumërimit, KAS i kërkon KQZ-së hetim për numëruesit që kanë deformuar votën

31 Korrik 2025 | 13:25

Të gjitha rastet që dolën në pah nga procesi i rinumërimit në 4 qarqe, ku votat ishin deformuar gjatë procesit të numërimit nëpër KZAZ, do t’i nënshtrohen një hetimi administrativ nga KQZ.

Përmes një letre dërguar Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve kërkon që të bëhet një hetim për të zbuluar numëruesit që kanë deformuar votën në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

“Rinumërimi i votave provoi në disa raste mospërputhje të theksuara votash, të cilat duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave. Mospërputhjet janë të tilla që tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve, për raste të posaçme, ka tjetërsim të rezultatit të votave”, thuhet në letrën që KAS i ka dërguar Komisionerit Celibashi.

KAS kërkon nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve që të zbulojë gjatë këtij hetimi nëse rastet e numëruesve që kanë deformuar vullnetin e qytetarëve kanë qenë gabime njerëzore apo veprime të qëllimshme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

“Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrënë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim,” thekson KAS në dokument.

Vlen të theksohet se gjatë procesit të rinumërimit, që KQZ organizoi në muajin qershor për qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan, në disa raste dolën në pah se shumë vota i ishin hequr një kandidati për t’iu shtuar një tjetri.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026