Humbja dramatike me Vikingur Reykjavik në Islandë, Vllaznia eliminohet nga Europa
Vllaznia e Shkodrës i ka dhënë fund aventurës së saj në Ligën e Konferencës, duke u eliminuar në turin e dytë kualifikues pas humbjes 4-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Vikingur Reykjavik, pas kohës shtesë.
Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Shkodër, skuadra shqiptare nuk arriti të ruajë epërsinë në Islandë, ku u përball me një rival të vendosur dhe efikas.
Ndeshja nisi me gol të shpejtë për vendasit, kur Hafsteinsson kaloi Vikingur në avantazh në minutën e 10’. Bekim Balaj barazoi nga penalltia në minutën e 26’, duke mbajtur shpresat e Vllaznisë gjallë. Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa në pjesën e dytë Hansen kaloi përsëri në epërsi vendasit në minutën e 55’.
Balaj ishte sërish i saktë nga pika e bardhë në minutën e 85’, duke barazuar rezultatin dhe duke i rikthyer shpresat shkodranëve por vetëm një minutë më vonë, Hansen shënoi për herë të dytë, duke çuar ndeshjen në kohën shtesë me rezultatin e përgjithshëm 3-3.
Në minutën e 94’, Thorkelsson shënoi golin vendimtar që i dha fitoren 4-2 dhe kualifikimin Vikingur Reykjavik pas më shumë se 120 minutash lojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq