Dinamo dhe Egnatia sigurojnë kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League
Pas 15 vitesh pritje, Dinamo City rikthehet në skenën europiane me një sukses historik, duke siguruar për herë të parë në historinë e klubit kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League.
Në një ndeshje emocionuese në ‘Elbasan Arena’, që përfundoi në barazim 1-1 ndaj skuadrës nga Andorra, Atletic D’Escaldes, kryeqytetasit vulosën kalimin falë fitores 2-1 në sfidën e parë në transfertë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e tyre europiane.
Ky sukses shënon arritjen më të madhe të Dinamos në garat ndërkombëtare, pas rikthimit në Evropë pas 15 vitesh mungesë.
Trajneri Ilir Daja e cilësoi fitoren si shumë të vlefshme, duke ia dedikuar ekipit, tifozëve dhe presidentit Bardhi ndërsa tanimë përballëdo të kenë gjigantët e Hajdukut të Splitit në datat (7 dhe 14 gusht).
Në Rrogozhinë, kampionia e Shqipërisë, Egnatia, sigururoi kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 3-0, pas fitores 1-0 ndaj Dinamo Minsk.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Kastriot Selmani, duke shënuar një moment historik për skuadrën e trajnerit Edlir Tetova.
Në turin e tretë, Egnatia do të përballet me Olimpija Ljubljana, me ndeshjen e parë që zhvillohet më 7 gusht në Slloveni dhe kthimin në Rrogozhinë një javë më pas.
Ndërkohë, Vllaznia u eliminua pas një sfide dramatike ndaj Vikingur Reykjavik. Pas fitores 2-1 në Shkodër, shkodranët u mposhtën në Islandë me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë, duke u eliminuar me shifrat e përgjithshme 5-4.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut