Pasues i Luis Diaz, Wirtz merr fanellën me numër 7 te Liverpool

1 Gusht 2025 | 11:44

Florian Wirtz, blerja më e shtrenjtë e Liverpoolit në këtë merkato verore, është vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit e kampionëve të Anglisë.

Drejtuesit e skuadrës kanë vendosur t’i japin atij fanellën me numrin 7.

Pas largimit të Luis Díaz, është gjermani ai që pritet të marrë më shumë përgjegjësi dhe me shumë gjasa do të jetë titullar në formacionin e trajnerit Arne Slot.

Liverpooli ka kryer disa transferime gjatë kësaj vere, ku vlera më e lartë i takon 22-vjeçarit Wirtz, për të cilin janë paguar 100 milionë paund.

Milos Kerkez, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Bournemouth në fillim të kësaj vere, do të mbajë numrin 6, ndërsa Jeremie Frimpong ka zgjedhur numrin 30, të njëjtin numër që kishte te ish-klubi i tij, Leverkusen.

Sulmuesi Hugo Ekitike, i transferuar nga Eintracht Frankfurt javën e kaluar, do të mbajë numrin 22.

Në repartin e portierëve, Giorgi Mamardashvili do të mbajë numrin 25, Freddie Woodman numrin 28, dhe Armin Pecsi numrin 41.

Mbrojtësi Conor Bradley ka ndryshuar numrin e fanellës nga 84 në 12, ndërsa mesfushori Trey Nyoni nga 98 në 42.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026