Shoqatat e gazetarëve kundër Kodit të ri Penal: Rrezik për lirinë e fjalës
Organizatat për mbrojtjen e gazetarëve në Shqipëri kanë reaguar këtë të premte kundër ndryshimeve të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal.
Sipas drejtuesve të organizatave, një pjesë e ndryshimeve përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e shprehjes dhe atë të medias në Shqipëri.
Në një deklaratë publike, përfaqësues të këtyre organizatave theksuan se nenet 865 dhe 863, që prekin fyerjen, shtojnë sanksionet penale dhe dëmtojnë konkretisht punën e medias.
Sipas drejtuesve të organizatave, këto nene krijojnë klime jo pozitive për mediat dhe ndëshkojnë median dhe qytetarët e angazhuar.
Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) kishte qëndrim kritik për draftin. Isa Myzyraj, bashkëthemelues i AGSH-së, deklaroi se këto dispozita “cënojnë rëndë lirinë e medias, kufizojnë transparencën dhe dobësojnë rolin e gazetarëve dhe të shoqërisë civile si mbikëqyrës të pushtetit”.
Sipas tij, ato krijojnë një klimë frenuese dhe të papërshtatshme për punën e medias. Ai paralajmëroi se nëse ky draft miratohet pa ndryshime, do të ketë pasoja serioze.
“Ky draft-kod nuk ka marrë parasysh rekomandimet e dhjetë viteve të fundit. Do të ishte e rrezikshme nëse miratohet në këtë formë. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale, në bashkëpunim me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, për t’i adresuar këto ndryshime. Nuk është vetëm në interesin tonë, por në interesin e Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt BE-së”, tha Myzyraj.
Shoqatat e mediave kundër draftit të kodit penal: Kërcënim për lirinë e fjalës
Organizata e mediave kanë shprehur kanë reaguar sot kundër disa prej ndryshimeve të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal. pic.twitter.com/T5qMrxddbD
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 1, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit