Broja largohet pas 16 vitesh te Chelsea, zbulohet ekipi ku mund të shkojë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, pritet të vazhdojë karrierën në Premier Ligë, jo më me Çhelsea-n, por te Burnley. Mediat angleze bëjnë me dije se lubet kanë arritur një marrëveshje parparake për transferimin e 23-vjeçarit, i cili ka në tavolinë një kontratë pesëvjeçare, por ende nuk ka dhënë pëlqimin për finalizimin e operacionit.
Sipas informacioneve të deritanishme transferimi mund të kushtojë deri në 20 milionë paund, megjithëse shifra përfundimtare nuk është konfirmuar zyrtarisht. Broja është i motivuar të vazhdojë karrierën në Turf Moor, por pritet që zyrtarizimi të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.
Broja iu bashkua akademisë së Çelsit në vitin 2009 dhe firmosi kontratën e parë profesionale në vitin 2020. Ai ka regjistruar 38 paraqitje me ekipin e parë, ndërkohë që ka kaluar periudha huazimi te Southampton, Fulham dhe Everton.
Sulmuesi shënoi golin e parë për Çelsin në tetor 2022, por më pas u largua nga fushat për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju gjatë një miqësoreje kundër Aston Villas.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh