Aksident në aksin Lezhë–Fushë Milot, një i plagosur pas përplasjes së tre makinave

3 Gusht 2025 | 09:43

Një aksident ku janë përfshirë tre automjete është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Lezhë–Fushë Milot, pranë kryqëzimit të Treshit.

Tre mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i plotë i policisë

“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë–Fushë Milot, te kryqëzimi i Treshit, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026