VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet, dopieta e tij i jep fitoren Rubin Kazanit

5 Gusht 2025 | 10:05

Mirlind Daku ka qenë njeriu i ndeshjes për Rubin Kazanin në fitoren 2-1 ndaj Soçit, sfidë e vlefshme për javën e tretë të Premier League ruse.

Sulmuesi kosovar shënoi të dy golat e ekipit të tij, duke vazhduar formën mbresëlënëse në këtë fillim sezoni.

Daku e zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga vetë ai e cila u konfirmua nga VAR-i.

Goli i dytë erdhi në minutën e 78-të, kur pas një goditje dënimi të ekzekutuar shpejt, ndali topin në mënyrë perfekte dhe realizoi me klas, duke kaluar topin mbi portierin.

Kjo ishte dopieta e parë për Dakun këtë sezon, që tashmë numëron 4 gola në 4 ndeshje: tre në kampionat dhe një në Kupën e Rusisë.

Ai ka shënuar në tri ndeshjet e fundit radhazi — ndaj Zenitit, Orenburgut dhe tani Soçit — duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit rus.

Për paraqitjen e tij ndaj Soçit, Daku u vlerësua me notën më të lartë të ndeshjes nga SofaScore (8.0) dhe u shpall “Njeriu i Ndeshjes”.

Pas përfundimit të sfidës, ai u shpreh i emocionuar për formën dhe rezultatin, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit të përqendruar gjatë gjithë lojës.

Rubin Kazan aktualisht ka grumbulluar shtatë pikë në tre javët e para të kampionatit, dhe kontributi i Dakut po rezulton vendimtar në ecurinë e ekipit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026