Lëvizte me armë zjarri dhe kërcënoi një shtetas, pranga 27-vjeçarit dhe të vëllait
Policia e Tiranës arrestoi një 27-vjeçar në zonën e “Kthesës së Kamzës”, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta. Në pranga u vu edhe vëllai i tij, i cili dyshohet se fshehu armën pas ngjarjes.
Policia bëri me dije se si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ledio Matranxhi 27 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A. R., 32 vjeç.
Gjithashtu u vu në pranga Ronaldo Matranxhi 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit të përdorur nga vëllai i tij, menjëherë pas ngjarjes. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit të përdorur në ngjarje, një sasi municioni luftarak dhe automjetin, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik