Plagosi nënën disa herë me thikë, Gjykata e Dibrës jep vendimin për autorin

5 Gusht 2025 | 15:04

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” për 26-vjeçarin H.S., i cili akuzohet për plagosjen e rëndë me thikë të nënës së tij, Nexhmie Sula, 50 vjeçe.

Ngjarja ndodhi më 2 gusht në fshatin Maqellarë, pas një konflikti në familje. Sipas hetimeve paraprake, i riu, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në emigracion, vuante nga gjendje e rënduar psikologjike, përfshirë stresin dhe depresionin faktorë që dyshohet se kanë ndikuar në kryerjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

H.Sula, i cili kishte përfunduar arsimin e lartë, akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal. Nëna e tij, Nexhmie Sula, mbante detyrën e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest të Dibrës.

Sipas vendimit të shpallur më 5 gusht 2025, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe vendosi që ndaj të riut të aplikohet masa e sigurisë personale “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, bazuar në nenin 239 të Kodit të Procedurës Penale.

Ekzekutimi i vendimit i është ngarkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ndërsa palët kanë të drejtë ankimi brenda pesë ditësh nga dita e njoftimit të arsyetuar të vendimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Djali plagos me thikë nënën në Maqellarë, 50-vjeçarja sillet me urgjencë te Trauma

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026