Vazhdon fluksi në Kakavijë, lëvizën 8300 persona në 24 orë
Në doganën e Kakavijes, në këto ditë gushti vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane lëvizën në kufi rreth 8300 persona, turistë apo emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet verore tek të afërmit e tyre në Shqipëri.
Sipas Policisë Kufitare, në Kakavije 24 orët e fundit u regjistruan 5021 persona për hyrjen në vendin tonë si dhe 3245 në dalje të tokës shqiptare.
Gjithashtu në kufi qarkulluan 2878 mjete në hyrje-dalje nga të cilat 1677 në hyrje dhe 1201 automjete në dalje.
Policia Kufitare punon me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërkohë që edhe pala greke ka përshpejtuar procedurat në sportelet e kontrollit të dokumenteve. Gjatë fundjavës në këtë doganë pritet të regjistrohet sërish një rritje e ndjeshme e fluksit të lëvizjes në kufi.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik