Como siguron shërbimet e Moratës, Inigo Martinez largohet nga Barcelona

8 Gusht 2025 | 18:09

Alejandro Garnacho mund të konsiderohet lojtari më i ri i Chelsea, me argjentinasin që ka arritur akordin me blutë e Londrës.

Këta të fundit raportohet se do të paguajnë afro 50 milionë paundë për kartonin e 21-vjecarit, i cili pëlqehet së tepërmi nga trajneri Enzo Maresca. Pas fitimit të botërorit të klubeve nuk kanë munguar futbollistët të cilët kanë shprehur dëshirën për tu transferuar në Stamford Bridge. Kujtojmë që Garnacho cilësohej e ardhmja e djajve të kuq, por me ardhjen e Amorim gjërat nuk shkuan siç duhet për të.

Alvaro Morata është rikthyer sërish të luajë në kampionatin Italian të futbollit, por këtë herë te Como. Pas aventurave të mëparshme fillimisht me Juventusin e më pas me Milanin, spanjolli ka zgjedhur një tjetër ekip që e ka huazuar, por me detyrim blerje në fund të sezonit. 32-vjeçari ishte në huazim të Galatasaray, me skuadrën turke që fiton 5 milionë euro me prishjen e kontratës, pasi lojtari do ti bashkohet menjëherë Comos.

Inigo Martinez është larguar drejt Al Nassr, ndërsa Barcelona nuk ka fituar asnjë qindarkë, pasi klauzola e qendërmbrojtësit ishte e tillë, në rast të një oferte nga Arabia Saudite ai do të largohej si lojtar i lirë. Për 2 vitet e ardhshme do të luajë përkrah Cristiano Ronaldos dhe do të synojnë fitimin e titullit kampion. Martinez ishte një nga titullarët e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick, por që vendosi të largohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026