Përplasi me makinë policin që lëvizte me biçikletë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi me automjetin që po drejtonte ka përplasur ditën e djeshme një efektiv policie, i cili po lëvizte me biçikletë.
33-vjeçari K.B., pasi ka aksidentuar 63-vjeçarin S.Gj., punonjës policie, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka lokalizuar automjetin e përfshirë në aksident, të cilin po drejtonte një person tjetër, 37-vjeçari G.K., nën efektin e lëndëve narkotike, ndaj të cilit ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Polici i aksidentuar, shtetasi S. Gj., ka marrë ndihmë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K.B. (L.), 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.K., 37 vjeç.
Dje, 33-vjeçari përplasi me automjet biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S.Gj., 63 vjeç (punonjës policie që sapo kishte dorëzuar shërbimin), dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Shërbimet e Policisë sekuestruan automjetin e përfshirë në aksident, i cili u lokalizua në momentin që drejtohej nga 37-vjeçari, dyshohet nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq, i aksidentuar, shtetasi S.Gj. ka marrë ndihmë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut