PSG fiton Superkupën ndaj Tottenham, UEFA prek zemrat me mesazh kundër luftës

14 Gusht 2025 | 12:43

PSG është fituese e Superkupës së Evropës, pasi mposhti në një finale dramatike Tottenhamin, e cila u vendos nëpërmjet 11-metërshave.

Një ndeshje tejet e luftuar nga të dyja ekipet ku u dhurua një spektakël i jashtëzakonshëm ndërsa ishte Tottenham që kaloi i pari në avantazh me Micky van de Ven.

Me nisjen e pjesës së dytë, Romero dyfishoi, por PSG nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Dy lojtarë të ardhur nga stoli rikthyen ekuilibrat: Lee Kang-in dhe Gonçalo Ramos. 2-2 përfundoi koha e rregullt, ndërsa te penalltitë PSG triumfoi 4-3 dhe ngriti lart trofeun për herë të parë në histori.

Ajo çka mori vëmendje në nisje të duelit ishte thirrja e UEFA-s për luftën: “Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Ndaloni vrasjen e civilëve.” Ky mesazh u shfaq në një baner të vendosur në fushë gjatë prezantimit të ekipeve.

Ky reagim vjen pak ditë pasi Mohamed Salah reagoi ashpër ndaj qeverisë evropiane të futbollit në lidhje me vrasjen e futbollistit Suleiman al-Obeid.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026