Liverpool e nis sezonin me fitore, likuidon Bournemouth 4-2

16 Gusht 2025 | 14:41

Kampionët në fuqi të Anglisë e nisën gjithçka aty ku e lanë sezonin e shkuar, me një fitore ndaj Bournemouth në një ndeshje tejet emocionuese në “Anfield”. Të besuarit e Arne Slot dhuruan një tjetër 90’ spektakolar, ndërsa heroi ishte sulmuesi francez Hugo Ekitike.

Kampionët e nisën mjaft mirë ndeshjen, ku pas dominimit në minutat e para gjetën dhe golin me Ekitike, pas një lëvizje të bukur të francezit në zonë.

Në pjesën e dytë u dyfishua rezultati me të përhershmin Gakpo, por Bournemouth arriti të reagojë shumë shpejt, duke rikthyer ekuilibrat pas dopietës së Semenyo. 2 minuta nga fundi i takimit nuk mungoi as goli i italianit Chiesa që dërgoi shifrat në 3-2, ndërsa triumfi u vulos nga mbreti egjiptian Momo Salah.

4-2 dhe Liverpool e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Premier League, duke bindur në lojë e rezultat, por ky sezon në Angli pritet të jetë edhe më i vështirë, sidomos për të kuqtë që duan të mbrojnë titullin kampion, kjo pasi edhe skuadrat e tjera kanë shpenzuar shumë në merkaton verore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026