Isak i vendosur për të mos u kthyer te Newcastle, Liverpool qëndron në pritje
Në rast se nuk do të kryhet shitja e tij, sërish nuk ka ndërmend të rikthehet te Newcastle, ky është vendimi i fundit i Alexander Isak, që deklaron se rrugëtimi i tij krah qymyrxhinjve ka përfunduar.
Suedezi është i bindur se nuk kë më vend te skuadra ku është nën kontratë dhe largimi është zgjidhja e vetme. Kjo ide e tij nuk ka gjetur mbështetjen e drejtuesve që nuk heqin dorë pavarësisht këmbënguljes së Liverpool në anën tjetër.
Në një situatë të tillë, Isak do të mbetet te Newcastle e me gjasa nuk do të largohet dot, por kjo nuk e shqetëson. 25-vjecari nuk do ta kishte problem edhe sikur të mos largohej këtë verë, mjafton që të mos luajë më me Newcastle, megjithëse një lëvizje e tillë bëhet që drejtuesit të heqin dorë e ta lënë të lirë, gjë që ka gjasa që edhe të ndodhë.
Vetëm se ideja është që ai nuk do të shitet këtë verë, por në një afat tjetër kalimtar. Kujtojmë që pak ditë më parë Isak u rikthye në stërvitje, por me Real Sociedad, ish skuadrën e tij ku luajti për 3 vite. Liverpool këmbëngul për transferimin e tij, ndërsa oferta zyrtare e bërë ishte 135 milionë euro, por që u refuzua menjëherë. Me qëndrimin e Isak, i betuar për të mos u kthyer më pas, gjërat mund të ndryshojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla