Berisha: Zjarret një krim i vërtetë shtetëror, Shqipëria u gjet e çarmatosur

18 Gusht 2025 | 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të hënë, ka cilësuar si një “krim të vërtetë shtetëror” situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë këtij viti, duke akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri, korrupsion dhe mungesë totale përgatitjeje.

Ai ngriti shqetësimin për pasojat e rënda të zjarreve, duke theksuar se janë djegur mijëra bagëti, qindra mijëra koshere bletësh dhe është shkatërruar tërësisht flora dhe fauna në disa zona të vendit.

Sot jam para medieve për të denoncuar si një krim të vërtetë shtetëror zjarret, flakët dhe djegiet e mbi 54 mijë hektarë ullishte, kopshte, bahçe, pyje. Djegien e qindra banesave në fshatrat e Gramshit, Delvinës dhe në një seri zonash të tjera. Shqipëria, zjarre të tilla shkatërrimtarë nuk ka njohur ndonjëherë. Pati viktima, pati të djegur, të plagosur. Shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë.” –tha Berisha.

 Në deklaratën e tij, Berisha shprehu solidaritet me të gjithë të dëmtuarit dhe dënoi zjarrvënësit.

Dënoj me forcën më të madhe të gjithë ata individë të cilët kryen krimin e shëmtuar të zjarrvënies. Ata meritojnë ndëshkimin ligjor më të madh.”-vijoi mw tej Kreu i PD-sw.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë, e cila është përpjekur ta mbulojë situatën me propagandë.

Dënoj si një krim shtetëror propagandën e neveritshme, mashtruese të narkoqeverisë, e cila bënte fjalë për dhjetëra mijëra forca të angazhuara, në një kohë kur nga fusha e betejës gazetarët informonin se atje numëroheshin me gishtërinjtë e duarve zjarrfikësit apo forcat e tjera në shuarjen e zjarreve.” -tha mw tej Berisha.

Berisha i cilësoi zjarret si një pasojë direkte e keqqeverisjes dhe mungesës së investimeve në sistemin e mbrojtjes civile.

Shkatërrimet e zjarreve këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror, për arsye se në mënyrë të papërgjegjshme për shkak të korrupsionit, vjedhjes, indiferencës dhe injorancës, Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr.”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026