Aksident i rëndë në RMV, ndërrojnë jetë dy adoleshentet shqiptare
Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në qytetin e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut.
Dy nxënëse 16-vjeçare me origjinë shqiptare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës “Drita”, humbën jetën në një aksident me motoçikletë pranë fshatit Kolibar.
Përmes një reagimi në rrjete sociale shkolla shkruan se humbja e dy nxënëseve ka tronditur thellë komunitetin shkollor. Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjeve, duke u lutur që të gjejnë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.
Në një postim zyrtar, shkolla shkroi:
“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Në këto çaste të rënda, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK ‘Drita’ shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”
Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh në komunitetin e Kërçovës, ndërsa autoritetet lokale po vijojnë hetimet për rrethanat e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik