Boshatisja e fshatrave në Korçë, në 5 vite mbyllen 22 shkolla

23 Gusht 2025 | 15:05

Në fshatrat e Korçës, sshkollat janë bosh, nuk lindin më fëmijë dhe nuk ka më dasma.

Brenda pesë viteve të fundit në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla, një tregues i qartë i zbrazjes së fshatit dhe emigrimit të heshtur që po zbeh brezat dhe po fik jetën në zonat dikur të gjalla të Shqipërisë.

“101 vite me parë, komuniteti shqiptar në Amerikë do të financonte për ndërtimin e shkollës në Dardhë. Në hyrje të kësaj ndërtese është dhe amaneti, ku u kërkohet fëmijëve dhe të rinjve për t’u kujdesur për trashëgiminë e gjyshërve dhe stergjysherve. Amanet i cili është i pamundur për t’u mbajtur sot, pasi kjo shkollë prej disa vitesh është e mbyllur “

” Lindja e fundit e një fëmije në fshatin Boboshticë ka ndodhur në vitin 2018 ndërsa banorët e këtij fshati kanë më tepër se 25 vite që nuk dëgjojnë zhurmën e dasmave ndaj edhe shkolla që ndodhet mbrapa meje, e cila dikur mbante me qindra fëmijë ndodhet në këtë lloj gjendje “

“Shkolla e Boboshticës kur kam qenë unë mësuese në 2001 ka patur 134 nxënës. Nga klasa e parë e cikli i ulët. Deri në vitin 2006 filloi të vinte numri i nxënësve sepse morën pasaporta greke dhe ikën. Shkolla është mbyllur në 2007. Në 2018 lindja e fundit, është vajza jonë. Nuk lindën më. Dasmat që ishin të fshatit para 2000″ Antonina Caprazi ish mësuese në Boboshticë

“Në fshatin Polenë të bashkisë së Korçës është pothuajse e pamundur për të dëgjuar hapa njerëzish. Pasi shumica e banorëve janë drejtuar rrugëve të emigrimit. Shkolla që shihni mbrapa meje vitin e kaluar por e ketë vit ka 0 nxënës”-shprehte Anila Veshi banore.

“Ka patur, dolën doktorë, inxhinierë, ranë martesat, ra numri I fëmijëve. Martesat dhe i kemi çuar fëmijët në një shkollë tjetër por kemi qenë pak. Ka banorë të larguar në emigrim.”

5 vitet e fundit në Korçë janë mbyllur 22 shkolla

2021  – 5 shkolla

2022 – 7 shkolla

2023 – 3 shkolla

2024 – 6 shkolla

2025 – 1 shkollë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026