Qëlluan me armë në drejtim të policisë, lihen në burg dy të rinjtë
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy të rinjtë, Ardit Domi dhe Leonard Çali, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, teksa ishin vënë në ndjekje nga uniformat blu. Ata u paraqitën të dy para togave të zeza në gjykatën e Durrësit, edhe pse Ardit Domi mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, pasi mori një plumb në qafë.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës, në autostradën Durrës-Tiranë, te vendi i njohur si “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025 te Sektori Rinia, në Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, ishte kryer një grabitje në një karburant në Sukth.
Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë. Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Personi tjetër, shtetasi Leonard Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.
Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë. Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatike me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat