Merkato në Bundesligë, Bayern synon një tjetër sulmues nga Premier League
Bayern-i e nisi në mënyrë perfekte rrugëtimin në Bundesligë në këtë sezon të ri futbollistik, pasi mposhti me shifrat 6-0 Leipzigun, duke konfirmuar se do të jetë pretendenti kryesor për fitimin e trofeut.
Bavarezët janë dukshëm më kualitativ se kundërshtarët, por sërish e cilësojnë ende të hapur merkaton e transferimeve, ku emri më i përfolur së fundmi është ai i Nicolas Jackson. Sulmuesi i Chelseas nuk është paraqitur në Londër, ndërsa thuhet se ka arritur akordin personal me bavarezët.
Në anën tjetër, mes dy ekipeve nuk ka asgjë të konfirmuar, kjo për fakti nëse Chelsea ka vendosur një kusht të tillë, ku Jackson i bashkohet Bayern-it vetëm në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit. E thënë ndryshe, kartoni i tij do të duhet të blihet patjetër nga bavarezët.
Blutë e Londrës vijojnë eksodin e lojtarëve, ku kanë larguar disa prej tyre, i fundit është huazimi i mbrojtësit Anselmino te Dortmundi. 20-vjeçari do të qëndrojë për 1 sezon i huazuar te verdhezinjtë.
Leverkusen po ashtu ka zyrtarizuar një tjetër futbollist së fundmi, mbrojtësin spanjoll Lucas Vazquez. Ky i fundit vjen pas një eksperiencë të gjatë me madrilenët ku ka fituar disa trofe të rëndësishëm mes tyre Champions League, ndërsa është transferuar si futbollist i lirë. Vazquez ishte një dëshirë e trajnerit Ten Hag dhe më në fund u arrit akordi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve