Hidhet shorti i Champions League/ Ndeshje big, 36 skuadrat mësojnë kundërshtarët
Të enjten, UEFA ka hedhur shortin për fazën e ligës në edicionin e ri të Champions League, ku 36 skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrugëtimin drejt trofeut më prestigjioz të futbollit evropian për klube.
Kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, do të përballen me emra të mëdhenj si Barcelona, Bayern Munich dhe fituesin e fundit të Europa League, Tottenham Hotspur.
Real Madrid, kampionët rekord të kompeticionit, përballen me Manchester City, Juventus dhe Liverpool, në atë që pritet të jetë një nga rrugëtimet më të forta në këtë fazë.
Ndërkohë, Chelsea do të ketë përballje të nivelit të lartë me Barcelona, Bayern Munich, Benfica dhe Napoli, duke e bërë grupin e tyre një nga më të ndërlikuarit në këtë edicion.
Faza e ligës, e re në formatin e saj, do të sjellë më shumë ndeshje dhe rivalitete mes klubeve më të mëdha të kontinentit, ndërsa rruga drejt finaleve pritet të jetë më konkurruese se kurrë më parë.
Kujtojmë që ky është edicioni i dytë me këtë format të ri të Champions League, i cili sjell më shumë ndeshje dhe një strukturë më konkurruese për ekipet pjesëmarrëse.

LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje