Futet me skafandër në argjendari dhe i drejton armën pronarit, detaje nga Shkodra
Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur rreth orës 11:30 të së premtes në një argjendari në Shkodër, ku një person i paidentifikuar i cili po lëvizte me motor, ndaloi para saj dhe u fut brenda pa hequr skafandrën nga koka.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, ku pronari i dyqanit i kërkoi menjëherë personit të panjohur të hiqte skafandrën ndërsa ky i fundit refuzoi dhe u largua me vrap, duke lënë motorin jashtë argjendarisë.
Kur pronari doli për ta ndjekur, dyshohet se jashtë argjendarisë personi i drejtoi një armë zjarri, duke i kërkuar të mos e ndiqte.
Paraprakisht dyshohet për një tentativë grabitje në argjendari ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po kryen kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e personit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik