Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

29 Gusht 2025 | 13:02

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen nr. 4 në Korçë, ku trupi i një 60-vjeçari, i identifikuar me inicialet P. S., u gjet i dekompozuar në banesën e tij. Viktima jetonte i vetëm dhe deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Në prononcim për median, vëllai i viktimës tregoi se nuk kishte pasur kontakt me të që nga muaji dhjetor, për shkak të distancës dhe angazhimeve personale:

“Kur erdha për të kontrolluar shtëpinë, e gjeta të pajetë. Vëllai im nuk ka telefon, ndaj nuk komunikonim. Ai ishte i ndarë nga bashkëshortja, kishte dy fëmijë, e bija jeton jashtë shtetit, ndërsa djali në Tiranë. Vuante nga zemra dhe trajtohej me kemp,”- tha vëllai.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes së jetës, si dhe për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Policia apelon për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët, ndërsa informon se çdo zhvillim i mëtejshëm do të bëhet publik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026