8 vjeç i mbijetoi aksidentit të rëndë, tragjedia e të riut që humbi jetën në Peqin
Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24-vjeçarë, janë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Peqin.
Në moshën vetëm 8-vjeçare, Gabriel Lluca i mbijetoi një aksidenti të rëndë pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes.
Një automjet i kishte kaluar mbi trup, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta, por mrekullisht ai ia doli të jetojë, duke prekur zemrat e gjithë atyre që ndoqën historinë e tij të dhimbshme të mbijetesës.
Por këtë fundgushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, 24-vjeçari humbi jetën pas një aksidenti tragjik automobilistik, të Peqinit.
Lajmi ka tronditur familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, që e kujtojnë Gabrielin si një djalë plot energji, të dashur dhe gjithmonë me buzë në fytyrë. Ai ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca, e cila tre vite më parë përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait, Agron Lluca.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk