PSG dhe Man City arrijnë akordin, Donnarumma transferohet në Angli

1 Shtator 2025 | 11:46

Manchester City ka bërë një tjetër goditje në limite, sa i përket merkatos verore ku ka afruar portierin e Man City Gianluigi Donnarumma. Ky i fundit vjen pas aventurës me PSG në Ligue 1, teksa është dakordësuar me kushtet e vendosura nga britanikët. Ende nuk janë publikuar më tepër detaje nga ky nënshkrim, por futbollisti në fjalë ka kryer testet mjekësore, ndërsa do të jetë nën urdhrat e Pep Guardiolës pas rikthimit nga kombëtarja.

Paralelisht edhe rivalët e Man United vijojnë përforcimet, ku thuhet se kanë arritur akordin me portierin Emiliano Martinez nga Aston Villa. Djajtë e kuq nuk kanë gjetur qetësi që prej nënshkrimit me Onanën nga Interi, ndërsa prej javësh kanë vijuar bisedimet me gardianin argjentinas, që po ashtu ka shprehur dëshirën për të kaluar në Old Trafford.

Largimi i Alexander Isak nuk e ka lënë bosh Newcastle, që ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për Yohanne Wissa. Në orët në vijim pritet të bëhet dhe zyrtarizimi me Brentford që nuk është bërë pengesë, duke e lënë të lirë të largohet. Sipas mediave britanike, qymyrxhinjtë do të paguajnë plot 55 milionë paund për kartonin e tij.

Sunderland po ashtu duket në rrugë të mbarë në këtë nisje të sezonit, ku ka kryer përforcimin e radhës, duke blerë kartonin e Bryan Brobbey nga Ajax.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026