Liverpool vendos rekord në Premier League, 3.5 miliardë euro në merkaton e verës
Premier League duket se nuk ka probleme me financat pasi sesioni veror i merkatos, i cili sapo u mbyll, tregon se klubet e Premier League kanë shpenzuar plot 3.56 miliardë euro me blerjet e lojtarve të rinj.
Një “kontribut” të madh në grumbullimin e kësaj shifre ka dhënë Liverpool me 511 milionë euro të paguara për Alexander Isak (170 mln euro), Florian Wirtz (125), Hugo Ekitike (95), Milos Kerkez (46.9), Jeremie Frimpong (40), Giovanni Leoni (31) etj.
Për të vendosur këtë “rekord” kontribut kanë dhënë edhe skuadra si Man. City, Man. United, Tottenham, Arsenal, Chelsea apo edhe Newcastle, të cilat kanë blerë lojtarë si Nick Woltemade (85 mln euro), Benjamin Sesko (76.5 mln euro), Martin Zubimendi (70 mln euro), Xavi Simons (65 mln euro) dhe Joao Pedro (63.7 mln euro).
Mesatarisht një skuadër e Premier League ka shpenzuar këtë verë diçka më shumë se 178 milionë euro në merkato. Krahasuar me katër ligat e tjera të mëdha të Evropës, ritmin e anglezëve e ka mbajtur vetëm Serie A me 1,2 miliardë euro të shpenzuara. Ndërsa në vendin e tretë renditet Bundesliga me 856.03 milionë euro dhe La Liga me 683.02 milionë euro. Ndërsa në vendin e fundit qëndron Ligue I franceze me 636.51 milionë euro.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur