Braktisi kombëtaren shqipatre, Zvicra vlerësim për Bajramin: Lojtar interesant
Kombëtarja zvicerane ka përshëndetur vendimin e mbrojtësit Adrian Bajrami për të braktisur Shqipërinë, duke deklaruar se kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me lojtarin.
Adrian Bajrami vendosi të braktisë kombëtaren shqiptare, madje në grumbullimin për dy sfidat e radhës të muajit shtator, ndërsa e ardhmja e tij është te Zvicra. Nuk vonoi shumë dhe këta të fundit i dolën në mbrojtje lojtarit, ku fillimisht ishte drejtori Pierluigi Tami e më pas trajneri Murat Yakin, që për median “20 minuta” komentuan këtë ngjarje.
“Ai është një lojtar interesant, zhvillimin e të cilit po e monitorojmë nga afër”, deklaroi tekniku 50-vjeçar nga Bazeli. Më tej, deklarata e drejtorit të kombëtares ka qenë dhe një lloj thumbimi ndaj FSHF-së, ku ka pohuar se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Bajramin edhe pse ky i fundit ishte pjesë e Shqipërisë.
“Kemi qenë në kontakt me Adrianin dhe jemi të kënaqur me vendimin e tij për të luajtur për Zvicrën”, pohoi Pierluigi Tami. Më tej, konfirmoi se më shumë se 70 përqind e lojtarëve të Zvicrës kanë shtetësi të dyfishtë, por jo të gjithë mund të luajnë për ekipin e të rriturve.
Adrian Bajrami nuk është në listën e Zvicrës për ndeshjet kualifikuese drejt Kupës së Botës, por në rast të dëmtimit të ndonjërit prej tyre, nuk përjashtohet thirrja e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje