Përleshja e dhunshme në Korçë, 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës
Një përleshje masive e shoqëruar me përdorimin e armëve të ftohta ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës.
Lidhur me këtë, 10 të arrestuarit kanë dalë sot para gjykatës se Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Akuzat me të rënda rëndojnë ndaj Dritan Pinos, për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje, shkatërrimi i pronës, deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore, prishja e qetësisë publike dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta ndërsa gjithë të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, plagosje e lehtë me dashje dhe akuza të tjera me të lehta.
Sipas policisë, konflikti mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy personave, në hyrje të tualetit të lokalit e me vonë ka degraduar në konflikt brenda lokalit ku janë përfshirë 10 persona, pjesë e dy grupeve të cilët kanë përdorur mjete të forta, objekte të lokalit si dhe sende të tjera përfshrë dhe një thikë .
LEXONI GJITHASHTU:
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën