Kosovë: Tërhiqet shorti, ja renditja e partive politike për zgjedhjet e 12 tetorit

4 Shtator 2025 | 13:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në bazë të shortit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotim të zgjedhjet lokale garon me numrin 191.

Lidhje Demokratike e Kosovës do të garon në zgjedhjet komunale të 12 tetorit me numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetori kandidon me numrin  ka numrin 174.

Nisma Socialdemokrate me numrin 186 do të garojnë në  zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Alternativa në zgjedhjet komunale të 12 tetorit garon me numrin 103.

Lista Guxo garon me 118 në zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 170.

Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit,  Ramiz Lladrovci në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.

Kryesuesi i Komisionit Qendsror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kjo ngjarje është tregues që kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit

Analisti Indrit Vokshi e konsideron protestën në Tiranë si një lëvizje që ka kaluar përtej dimensionit politik dhe është shndërruar në një hapësirë socializimi për...
22:29 | 08/06/2026

Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit Evropian, shpalli emërimin e 33 Ambasadorëve të BE-së...
20:45 | 08/06/2026

Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në qarkun e Vlorës nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë, me kontrolle të shtrira si...
20:21 | 08/06/2026