“Zvicra flet shqip sot”: FFK njofton tifozët për marshimin në Basel
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për tifozët Dardanë para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Zvicrës, e cila zhvillohet sonte në Basel.
Sipas komunikatës, me rekomandim të forcave të rendit zvicerane, tifozët do të mblidhen në “Christoph Merian Park” duke filluar nga ora 14:00. Ky vend është përcaktuar si pikëtakimi zyrtar i mbështetësve të Kosovës, para marshimit drejt stadiumit.
“Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithërruese për kombëtaren e atdheut të shenjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv”, thuhet në njoftim.
Federata apelon tek tifozët që përkrahja të jetë e fuqishme dhe e organizuar, për të krijuar një atmosferë unike në tribunat e stadiumit të Basel-it.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës