PAMJET/ Tre të plagosur nga atentati në Shkodër, momentet kur futen në ambulancë
Këto janë pamjet nga vendngjarja ku mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër ka ndodhur një atentat me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave me kallashnikov, ka mbetur i vrarë shtetasi Armando Pali dhe tre persona janë plagosur.
Ndër të plagosurit është edhe Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Atentati ka ndodhur në ambientet e një lokali, në mes të qytetit të Shkodrës.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të sulmit.
PAMJET/ Tre të plagosur nga atentati në Shkodër, momentet kur futen në ambulancë
Këto janë pamjet nga vendngjarja ku mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër ka ndodhur një atentat me armë zjarri.Si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur katër persona. pic.twitter.com/cNBDfttIDw
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 8, 2025
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut