Kurti premton mbi 1 miliard € për ushtrinë dhe zhvillimin e dronëve “Made in Kosova”

8 Shtator 2025 | 13:49

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se brenda mandatit të ardhshëm do të ndahen mbi 1 miliard euro për ushtrinë dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.

Kurti tha se gjatë mandatit të ardhshëm do të funksionalizohet Fabrika e Municioneve dhe do të zhvillohet industria ushtarake e vendit.

“Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimeve, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere”, tha Kurti.

Ai shtoi se do të krijohet gjithashtu Njësia ushtarake e përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri në detyrë nënvizoi synimin për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit ndërkombëtar, si bilateral, ashtu edhe multilateral, me shtetet anëtare të NATO-s. Ai shtoi se brenda mandatit të ri pritet të ketë 1.000 gra e vajza ushtarake.

Kurti foli edhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar se synimi është që deri në vitin 2030 Kosova të përmbyllë me sukses të gjithë kapitujt e procesit të integrimit drejt anëtarësimit në BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026