Vrasja e Kolës dhe atentati me dy të vdekur në Shkodër, Hoxha: Ka një lidhje

8 Shtator 2025 | 17:23

Një atentat i rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

Burime nga hetimi dyshojnë se autori i dyshuar i atentatit është Ragip Gila, i cili mund të ketë qenë gjithashtu i përfshirë në vrasjen e Kristjan Kolës disa ditë më parë në të njëjtin qytet.

Gazetari investigativ Poli Hoxha, i ftuar në Euronews Albania, tha se pavarësisht se nuk ka ende një pistë zyrtare të hetimit që i lidh dy ngjarjet, ngjashmëritë në mënyrën e ekzekutimit i japin mundësi një dyshimi të fortë.

“Ka një aludim që doli pikërisht për këto ngjashmëri të bërjes së atentatit, të atentatorit, të motorit apo mënyrës si ka qëlluar. E çuditshmja është që ekzekutimi i Kristjanit, që nuk njihej si problematik, deri sot që ndodhi ky atentat, u hodh kjo tezë që nuk është ende pistë hetimi, që mund të jetë i njëjti autor.” -tha Hoxha.

Ai shtoi se të dyja ngjarjet mund të ndërlidhen përmes faktit se në Shkodër, sipas tij, vrasjet me pagesë janë bërë një realitet i zakonshëm.

“Në Shkodër vrasësit me pagesë janë bërë normale dhe me çmime të ulëta. Një vrasës me pagesë merr porosi dhe nuk pyet, nuk ka empati për viktimën. Autori dihet se ishte një vrasës me pagesë. Edhe mund të jetë një pistë që të jetë i njëjti vrasës.” – u shpreh gazetari.

Hetimet për zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve po vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar nëse atentati i sotëm dhe ai ndaj Kristjan Kolës lidhen me njëri-tjetrin përmes të njëjtit autor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026