Vrasja në Shkodër/ Policia: Shpallen dy persona të tjerë në kërkim për ngjarjen

9 Shtator 2025 | 11:08

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen “Qemal Stafa”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Në pranga ka rënë shtetasi Ragip Gila, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes. Gjatë ndalimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (një automatik dhe një pistoletë me fishek në fole), një skafandër, një maskë, një jelek antiplumb dhe një shishe 1.5 litra e mbushur me lëndë djegëse.

Sipas Policisë, Ragip Gila akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë: Brahush Bregu, 39 vjeç (i njohur edhe me aliasin B. B.), dhe një 17-vjeçar. Të dy dyshohet se kanë siguruar armatime, mjete dhe pajisje për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Një njoftim zyrtar i cili konfirmon dhe deklaratën e një dite më parë nga gazetarja e Euronews Albania, Matilda Braho ku tha se sipas dëshmive nga terreni pranë dëshmitarëve të ngjarjes, në atentat janë parë dy persona.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një banesë në lagjen “Guerrile”, e cila dyshohet se ishte përdorur nga personat në kërkim si bazë për aktivitete kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan:

  1. 7 armë zjarri (1 automatik dhe 6 pistoleta)
  2. 45 kapsolla detonatore elektrike
  3. Një sasi municioni luftarak
  4. Një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në Lezhë
  5. 5 dronë të madhësive të ndryshme dhe pajisje shtesë për to
  6. 1 laptop dhe 5 aparate fotografike

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti gjithashtu një motomjet pa targa dhe pa numër shasie, si dhe automjetin që autori dyshohet se kishte vjedhur nën kërcënimin e armës për t’u larguar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se vijojnë hetimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026