Verifikimi i mandatit të deputetëve, Kuvendi kërkese KQZ-së për dokumentacionin
Kuvendi i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i vënë në dispozicion dokumentacionin për verifikimin e mandatit të deputetëve.

Më 12 shtator pritet të mblidhet kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Të premten, parlamenti do të zhvillojë dy seanca. Njëra prej tyre do të jetë paradite ku do të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve dhe më pas sërish në të njëjtën ditë pasdite do të rikthehen për të bërë betimin 140 deputetët si edhe do të zgjidhet kryetari i kuvendit.
Ky i fundit zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputetëve, me votim të fshehtë dhe pa debat me shumicën e votave.
Seancën e parë do e drejtoj socialisti Vasil LLajo si deputeti më i vjetër në moshë, kjo pasi as Sali Berisha dhe as Tritan Shehu nuk kanë pranuar që të drejtojnë këtë seancë.
Rezultatet e 11 majit prodhuan 83 mandate për partinë socialiste, 50 mandate për partinë demokratike, 3 mandate partia socialdemokrate, 2 mandate partia mundësia, 1 mandat Shqipëria bëhet dhe 1 mandat lëvizja bashkë.
Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, 72 janë deputetë për herë të parë në karrigen e parlamentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës