Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin e vrasjes së 2-fishtë Ragip Gila

11 Shtator 2025 | 11:00

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Ragip Gilën, autorin e vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së dy personave të tjerë në qendër të qytetit të Shkodrës pak ditë më parë.

Gila është nën hetim si i dyshuar kryesor për atentatin e ndodhur në Shkodër, ku u ekzekutuan Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

Ai ishte arrestuar më 6 dhjetor të 2023, pasi në banesën e tij policia zbuloi një arsenal armësh, municion luftarak, jelekë antiplumb dhe lëndë narkotike, por ishte liruar në mars të këtij viti.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës në një lokal pranë bashkisë Shkodër duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te banorët e kryeqendrës së Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026